TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja Delina Ibrahimaj paralajmëroi Bashkitë e vendit se nuk do t'u jepen më borxhe nga shteti, nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare.
Në Komisionin e Ekonomisë, ministrja u shpreh se e njëjta gjë aplikohet edhe tek Qeveria e cila nuk merr borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri në financa. Ajo shtoi se ka pasur ngadalësim të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor.
“Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë.
Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht.
Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor.
Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare”- u shpreh Ibrahimaj.