TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga janari i vitit 2023 qeveria shqiptare do të ketë në dispozicion para ndihmë nga Komisioni Evropian për të ndihmuar të mbështesin familjet e bizneset në nevojë në lidhje me krizën energjitike.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen bëri me dije sot se, KE ka vendosur të japë një paketë një miliard euro për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mes tyre dhe Shqipëria, të ndarë në dy pjesë.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen:
Kriza e peshembullt kërkon veprime e hapa të pashembullt.
Deklaroj se KE do të japë një paketë të konsiderueshme mbështetëse për energjinë për Ballkanin Perëndimor një miliard euro në grante me dy pjesë.
Pjesa e parë, 500 milionë euro si mbështetje e menjëhershme financiare për 6 vendet e BP, për ti vënë ato në pozitë që në afat shumë të shkurtër të mbështesin familjet e bizneset në nevojë.
Kjo do miratohet në dhjetor e do të vihet në janar në dispozicion.
Pjesa e dytë 500 milionë euro në grante do t'iu kushtohet investimeve në infrastrukturën e energjisë, në gaz dhe ndërlidhës të energjisë elektrike pr të pasur një rrjet të përbashkët ndërlidhje në rajon me BE.