TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nëpër portale qarkulluan disa foto të një makine që u tha se ishte dëmtuar nga vandalët. Sipas lajmeve të para bëhej fjalë për makinën e Zhaklin Lekatarit, opinioniste e “Big Brother”, që ishte parkuar afër stadiumit “Dinamo” në Tiranë dhe që u transmetua si reagim i ashpër nga fansat e banorëve të Big Brother, një ditë pasi ajo kritikoi ashpër Luizin dhe Kiarën.
Në disa foto të transmetuara, Lekatari dukej e prekur nga dëmtimi i makinës.
Por Policia e Shtetit mohoi se kjo ngjarje ka ndodhur, të paktën ashtu siç është përfolur.
“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit "Dinamo", ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”-thuhej në reagimin e policisë.
