AKTUALITET, 26 Prill 2023, 11:52

Ende asnjë gjurmë nga të zhdukurit në Sarandë! Tre makina në ‘skaner’, dy janë të blinduara, RENEA e FNSH kërkojnë trupat në Vrinë

Ende asnjë gjurmë nga të zhdukurit në Sarandë! Tre

Një tjetër makinë është sekuestruar në Sarandë, në një parcel mandarinash pasi dyshohet se ka lidhje mezhdukjen e dy 46-vjeçarëve, Leonard Thodhori alias ‘Koçolja’ e Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Bëhet fjalë për një automjet të blinduar tip “Jeep Cherokee”, me targa greke BOO-9195, i cili mësohet se është mes makinave të sekuestruara nga forcat special që prej më shumë se një javë vijojnë kërkimet për të zhdukurit në Sarandë dhe Konispol.

Dyshimet kryesore janë se Koçolja dhe Sulovari janë vrarë e groposur në fshatin Vrinë. Detaje të reja janë zbardhur edhe për mjetin e dytë të sekuestruar nga Policia në një karburant në Qafë Gjashtë. Fuoristrada “Land Rover Discovery” me targa greke lëvizte në qytetin e Sarandës dhe përveç xhamave të zinj, kishte të instaluara brenda saj fenelina si të Policisë, që nuk u gjetën në momentin e sekuestrimit.

Ndërsa makina “Mercedes-Benz” që ka kryer rrëmbimin, rezulton të jetë mjeti që ka transportuar autorët e vendosjes së eksplozivit në banesën e të identifikuarit si Lefter Lefteri, ngjarje e ndodhur më 5 dhjetor 2022.

Deri më tani raportohet se të gjithë të shoqëruarit janë lënë të lirë, por policia u ka mbajtur atyre telefonat celularë për ekspertim kompjuterik dhe disa automjete për ekspertim daktiloskopik dhe biologjik. Pista kryesore që po hetohet për zhdukjen e tyre është shitja e një toke.

Rezulton se Leonard Thodhori ka shitur një tokë tek persona me precedentë penalë dhe pas kësaj mes tyre ka lindur mosmarrëveshje lidhur me pronësinë dhe pagesat. Kështu që Thodhori rezulton të jetë thirrur në mirëbesim në qytetin e Sarandës për të kontaktuar me persona me të cilët ka kryer marrëveshjen por që nuk banojnë në qytet.

Konflikti mendohet të ketë agravuar edhe më tej, ç’ka ka futur në funksion planin e rrëmbimit të tij. Për këtë mund të jenë përdorur si karrem duke shfrytëzuar njohjen dhe mirëbesimin, persona që kanë arritur ta marrin pa forcë Thodhorin dhe shokun e tij Sulovari në automjetin “Mercedes-Benz” në orët e para të 7 prillit.

Pasi janë futur në automjet, dy 46-vjeçarët mendohet se kanë rënë pre e planit të rrëmbyesve të cilët me pas i kanë çuar drejt fshatit Vrinë për t’i ekzekutuar e groposur. Tashmë policia është vënë në kërkim të trupave.

Kush janë dy personat e zhdukur?

1. Leonard Theodhori, 46 vjeç i njohur si “Koçole”. I dënuar disa here. I dyshuar si pjesëmarrës në Masakrën e Qafë-Gjashtës në vitin 1997 ku u vra oficeri i policisë Gjergj Mehmeti.

Në vitin 2003 ka qenë prezent ne automjetin që drejtohej nga Andrea Gjini para se ky i fundit të vriste biznesmenin Jaho Bajo. I arrestuar po atë vit për “moskallezim krimi” lidhur me një ngjarje tjetër të kryer nga Gjini.

I arrestuar më pas për “vjedhje” e “mashtrim”. Përdorues i lëndëve narkotike dhe i dyshuar si i perfshirë në trafik lëndësh narkotike.

2. Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi, 46 vjeç. I dënuar më parë për “armëmbajtje pa leje” dhe “plagosja e lehtë me dashje”.

I arrestuar ne prill 2022 ne Lushnje, pasi ne mjetin e tij “BMË” X5 u gjet një sasi cannabis sativa e ndarë në doza gati për shitje.