AKTUALITET, 26 Prill 2023, 11:54

Pas reagimeve për fotografinë me gishtin e mesit, "Belo" nuk tërhiqet, shton disa postera të rinj

Pas reagimeve për fotografinë me gishtin e mesit, "Belo" nuk

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë", Belind Këlliçi, shkaktoi mjaft bujë me posterin e fushatës, ku shfaqej me dy gishtat e mesit lart, duke i'u drejtuar "korrupsionit". 

Posteri u cilësua si pa shije dhe ofendues, ndërkohë që reaguan si me komandë edhe disa figura publike, mes tyre përfaqësues të feve. 

Ndërkohë kandidati i koalicionit Berisha-Meta, nuk është tërhequr dhe posterat vijojnë të jenë të dukshme në rrugët e Tiranës. Këlliçi ka shtuar edhe postera të rinj me një mesazh për uljen e kostos së jetesës. 

“Duart e Belos do të ulin koston e jetesës në Tiranë. Nuk të duhet fytyra e tij, por vullneti që ka”, shkruhet në mesazhin e posterit të Këlliçit.

Pas reagimeve për fotografinë me gishtin e mesit, "Belo" nuk

Belind Këlliçi u shpreh se nëse zgjidhet në krye të Bashkisë së Tiranës do të luftojë korrupsionin dhe të ardhurat që do të mblidhen, do t'i investojë për shërbimet publike për qytetarët. 

“Kam një mesazh për këdo që abuzon me taksat e qytetarëve të Tiranës”, shkroi Këlliçi, duke i'u referuar posterit kontrovers. 

Por ky poster prodhoi reagime pro dhe kundër strategjisë që ka zgjedhur.