AKTUALITET, 21 Prill 2023, 11:56

Sherr me thika mes dy të rinjve në Rrëshen, përfundojnë të dy në spital

Sherr me thika mes dy të rinjve në Rrëshen, përfundojnë

Dy të rinjtë me iniciale K. K., dhe N. Gj., dyshohet se kanë plagosur njëri-tjetrin me thikë pas një debati banal që kanë pasur mes tyre.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në Rrëshen në shtëpinë e njërit prej të plagosurve.

Sipas burimeve të rinjtë  pasi kanë debatuar dyshohet se kanë përdorur thikat, për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Të dy janë transportuar në spitalin e Rrëshenit dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mirditë / Informacion paraprak

Në Rrëshen, shtetasit N. Gj. 19 vjeç dhe K. V. 20 vjeç ( kushërinj), dyshohet që për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht si dhe kanë plagosur me mjet prerës (thikë) njëri – tjetrin.

Si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ndodhen në spital për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.