AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 20:26

Poshtë pallatit ku banonte/ Gjendet i vdekur brenda automjetit 29-vjeçari në Astir (EMRI)

Poshtë pallatit ku banonte/ Gjendet i vdekur brenda automjetit

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.

I riu Enea Dine, u gjet brenda automjetit të tij, pa shenja jete, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 29-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.