TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edi Rama u rikthye sërish Vlorë.
Helikopteri që po transportonte shefin e qeverisë u pa të ulej në ish-fushën e aviacionit të qytetit bregdetar. Burime thonë se kryeministri u drejtua menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Kjo e mërkurë shënon edhe vizitën e tretë të Edi Ramës në Vlorë në pak ditë, por ende është e paqartë arsyeja e kësaj ndalese.
Nëse rikthimi në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, problematikat përgjatë këtij sezoni veror, apo Rama do ta shfrytëzojë qëndrimin në vilën qeveritare për të konceptuar riformatimin e skuadrës Rama 4, që në këtë mandat të ri, mban barrën por edhe privilegjin e 83 mandateve./Abc