AKTUALITET, 16 Korrik 2025, 19:07

Vendimi i qeverisë, ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga Garda, nëse rrezikohen për shkak të detyrës që kanë patur! Ja kriteret

Vendimi i qeverisë, ish-zyrtarët mund të marrin mbrojtje nga

Qeveria ka miratuar një vendim të ri që u jep të drejtë ish-zyrtarëve të lartë shtetërorë të përfitojnë mbrojtje personale dhe për banesën nga Garda e Republikës, nëse janë të rrezikuar pas përfundimit të detyrës së tyre.

Sipas vendimit, mbrojtja jepet vetëm nëse rreziku lidhet drejtpërdrejt me funksionin e mëparshëm dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 6 muajve nga largimi nga detyra.

Vendimi i mbrojtjes merret nga një Komision i Posaçëm, ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, dhe mbrojtja nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vit, përveçse në raste të veçanta.

Masa vjen si pjesë e përpjekjeve për forcimin e sigurisë dhe adresimin e rasteve të rrezikut real ndaj ish-funksionarëve për shkak të punës që kanë kryer në shtet.