TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adriatik Lapaj, ka mbetur përfundimisht jashtë Kuvendit, pasi daja i Endri Shabanit, nuk pranon të japë dorëheqjen nga lista e mbyllur, sipas marrëveshjes së koalicionit.
Lapaj ka "shpërthyer" ndaj Shabanit dhe dajës së tij, duke u shprehur se pavarësisht sabotimit të hyrjes së tij në Kuvend, asnjëri prej tyre nuk do të marrë mandat.
"Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.
Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta "të rinjtë", deri dhe te ky që e futa në gji...nga të gjithë.
Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!
Populli do gjykojë", shkruan Lapaj.