TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrës në Gjakovë ka zbuluar marrëveshjen që duhej të firmosej ditën e nesërme, por u shty nga ana e Kosovës.
“Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje”, tha Rama.
Gjithashtu kryeministri Rama u shpreh se Porti i Durrësit, duhet të jetë rajonal.
“Ka shumë kompani që përdorin në mënyrë intensive portin e Durrësit. Ne duam të kemi një marrëveshje me qeverinë e Kosovës siç e kemi në Ballkanin e Hapur për të pasur korridoret e gjelbra të operatorëve ekonomikë të autorizuar, të cilët kalojnë pa asnjë ndalesë. Edhe për këtë na duhet të kemi një marrëveshje. Për këtë duhej të firmosej nesër dhe nuk e di për çfarë arsye u shty nga ana e qeverisë së Kosovës. Pavarësisht kësaj duhet ta bëjmë një orë e më parë këtë gjë. Kemi sjellë me vete projektin e ri të portit të Durrësit që është konceptuar si port i përbashkët që ose duhet të jetë rajonal me rëndësi të dorës së parë ose ne humbasim një potencial të madh siç e kemi humbur për dekada të tëra”, tha Rama.