AKTUALITET, 19 Qershor 2022, 17:29

“Të përbashkuar”/ Edi Rama dhe Albin Kurti mbledhin nesër dy qeveritë në Prishtinë! Zbardhet axhenda

“Të përbashkuar”/ Edi Rama dhe Albin Kurti mbledhin

Me moton “Të përbashkuar”, ditën e nesërme në Prishtinë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka publikuar axhenda, e cila nis në orën 10:45 me mbërritjen e delegacionit.

Ndërsa në ora 11:00 është planifikuar që të bëhet pritja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Mbledhja do të fillojë nga ora 11:15 e cila do të transmetohet drejtpërdrejt.

Në fund të kësaj mbledhje do të mbahet konferencë për media e dy kryeministrave.

“Të përbashkuar”/ Edi Rama dhe Albin Kurti mbledhin

Axhenda e plotë

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12:20 Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

12:30 Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë