TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndjekje si nëpër filma nëpër rrugët e Romës mes një BMW dhe një makine policie. Në tentativë për t’i shpëtuar policisë ishte një 39-vjeçar shqiptar, i cili kishte shpërthyer një postbllok pranë Vatikanit dhe më pas ishte arratisur.
Policia e goditi me armë në drejtim të rrotave të makinës, në përpjekje për ta ndaluar. Shqiptari më pas u ndalua pasi polici përdori goditjen elektrike.
Gjatë arratisjes shqiptari hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë. 39-vjeçari u dërgua në spital, ku përfunduan edhe dy efektivë të plagosur nga ndjekja e guximshme.



