AKTUALITET, 19 Qershor 2022, 15:14

Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, autobusi përplaset me makinën

Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, autobusi përplaset

Aksident në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ku një autobus është përplasur me një makinë. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Qukës.

Në aksident janë përfshirë një autobus me targa greke dhe një automjet tip "Mercedez Benz’"

Mësohet se si pasojë e aksidentit një person është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.