AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 13:44

Policia po e ndiqte, i shpalluri në kërkim përplas 4 automjete të parkuara! Arrin t’u shpëtojë sërish uniformave blu

Policia po e ndiqte, i shpalluri në kërkim përplas 4 automjete

Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në Durrës gjatë një aksioni policor për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.

Mësohet se personi i kërkuar, teksa po ndiqej nga policia, është përplasur me 4 automjete të parkuara në zonën e tregut të fruta perimeve. Pas aksidentit, i kërkuari ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kërkimet për kapjen e tij, ndërsa po heton rrethanat e plota të ngjarjes.

Ndërkohë nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e përfshira.