AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 10:28

Tragjike/ Aksident i rëndë në rrugën Çermë-Divjakë, 71-vjeçarja humb jetën në vend pas përplasjes nga motoçikleta! Arrestohet 24-vjeçari

Tragjike/ Aksident i rëndë në rrugën

Një tjetër aksident me vdekje këtë mëngjes të hëne në rrugët e Lushnjes. Një 71-vjeçare ka humbur jetën teksa ka tentuar të kalojë rrugën nga njëra anë në tjetrën në vendin e quajtur Çermë-Proshkë.

Aksidenti në rrugën nacionale Çermë-Divjakë ndodhi teksa 71 vjeçarja Ike Dervishi u përplas nga një motoçikletë e drejtuar nga Leandro Xhillari, 24 vjeç.

Goditja ka qenë e fortë dhe e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka ndaluar drejtuesin e motoçikletës dhe po dokumenton ngjarjen. 

Ky është aksidenti i dytë me vdekje dy ditët e fundit në Lushnje, pas atij të së shtunës ku humbi jetën  37-vjeçari Taulant Veliu, i cili ndodhej në biçikletë dhe u godit nga dy makina njëra pas tjetrës.