AKTUALITET, 22 Qershor 2026, 13:14

Nis hetimi/ Aksident në shëtitoren e Beratit, motori përplas turistin holandez në vijat e bardha, përfundon në spital

Nis hetimi/ Aksident në shëtitoren e Beratit, motori përplas

Një turist holandez është plagosur pasi u përplas nga një motor teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në shëtitoren e Beratit.

Aksidenti ndodhi në “Rrugën e Lumit”, ku sipas informacioneve, 53-vjeçari me inicialet V.J. po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën së bashku me një grup turistësh, kur u godit nga një motor që drejtohej nga një 35-vjeçar.

Menjëherë pas aksidentit, i dëmtuari u transportua me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Beratit. Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr kujdes mjekësor.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e motorit, 35-vjeçarin B.M., ndërsa specialistët e qarkullimit rrugor kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.