TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Cërrik, ku një makinë është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka qenë e fortë, ndërsa menjëherë pas aksidentit makina ka shpërthyer në flakë.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar në asnjërin prej mjeteve.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të vënë nën kontroll dhe shuar zjarrin që përfshiu automjetin.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.