TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia dhe IKMT kanë ‘mësyrë’ këtë të premte të 23 dhjetorit në rrugën ‘Margarita Tutulani’, pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, për të shembur një pallat.
Mësohet se në vendimin e gjykatës është argumentuar se ky pallat është dëmtuar gjatë tërmetit të 2019-ës.
Banorët e pallatit kanë refuzuar këtë vendim, pasi ata thonë se ka një tjetër vendim gjykate që tregon se godina e tyre nuk është e dëmtuar siç pretendon qeveria.
Banorët kanë deklaruar se nuk kanë të strehohen, në prag të festave të fundvitit dhe kanë refuzuar të lënë banesat e tyre. Mësohet se ka pasur përplasje mes forcave të policisë dhe disa banorëve.
Policia aktualisht ka rrethuar zonën dhe pretendon se kanë në dorë një vendim gjykate për të liruar pallatin pasi ai do të shembet.