TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë kur persona të paidentifikuar kanë shkatërruar bustin dhe varrin e Mit’hat Frashërit. Për momentin nuk ka ende asnjë reagim nga policia, për këtë akt vandal të shëmtuar.
Busti i Mit’hat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë që u mbajt me 12 tetor 2018. Në 100 vjetorin e Kongresit të Manastirit, eshtrat e atdhetarit Mit’hat Frashëri u kthyen në atdhe, pasi preheshin që prej 68 vitesh në New York, aty ku edhe rilindasi ndërroi jetë.
Mit'hat Frashëri ishte dënuar nga komunistët si nacionalist.
Pak muaj përpara se eshtrat e tij të ktheheshin në atdhe dhe t'i grihej busti pranë tre vëllezërve Frashëri, xhaxhallarëve të tij, Naimit e Samiut dhe të atit, Avdylit, të majtët sulmuan ashpër qeverinë Rama, duke thënë se nuk ka gjë më të turpshme e më të shëmtuar se ky vendim i qeverisë.
"Mitat Frashërin nuk e lidh asgjë me ta veç gjakut e mbiemrit. Tre gjeneralët e kulturës e patriotizmit shqiptar siç i quante Dritëro Agolli, tre vëllezërit Frashëri, shkrinë tërë jetën e tyre për ta bërë Shqipërinë. Mithati u shkri në tradhti për ta shitur e shpërbërë Shqipërinë. Nëse sjellja e eshtrave, do të ishte një gjest familjar, kjo do të ishte një gjë normale, pasi çdo shqiptari i takon një copë tokë, ku t’i prehen eshtrat, por sjellja në mënyrë ceremoniale e me nderime pompoze nga qeveria, nuk është aspak normale. Mithat Frashëri edhe pse mund të ketë merita në fushën e letrave, të cilat kanë ardhur si rezultat i prejardhjes së tij familjare, ato merita i varrosi me tradhtinë e tij, me qëndrimet e tij antishqiptare e antikombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas saj. Çdo meritë bëhet zero përballë tradhtisë ndaj Atdheut e popullit. Gjithë jetën e vet Mithat Frashëri ka pas bërë aventura dhe dredhira politike. Më 1908, u bë një nga përkrahësit e doktrinës reaksionare të xhonturqëve që synonin të shpallnin gjithë popujt e Perandorisë Turke “osmanllinj”. Në kundërshtim me idetë e të gjithë patriotëve të vërtetë ai u bënte thirrje shqiptarëve që ishin ngritur në kryengritje kundër Perandorisë Turke, për liri dhe pavarësi, që t’i shkatërronin armët dhe t’i bënin vegla pune… Poeti ynë i madh Çajupi do ta ironizonte te Klubi i Selanikut: “Po si nuk the një fjalë për Shqipërinë, të plastë koka, o beu ynë?!”. Mithat Frashëri, edhe pse u thirr e mori pjesë në aktin e madh historik, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 dhe qeveria e Ismail Qemalit e zgjodhi ministër të Punëve Botore, ai shpejt e braktisi atë. Edhe Qeveria e Princ Vidit e caktoi Ministër të Postave dhe Punëve Botore, por edhe aty s’e pati të gjatë. Siç shkruan një bashkëkohës i tij, Mithat Frashëri nuk ishte për popullin e thjeshtë, por për bejlerët. Por dëmin më të madh popullit shqiptar dhe Atdheut të vet ia bëri me qëndrimin gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare"-thuhej 4 vite më parë në reagimin e pasardhësve të rregjimit komunist.