TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 57-vjeçar pasi dyshohet se ka prerë me sharrë shtyllat e OSHEE-së.
I arrestuari kishte kundërshtuar me forcë vendosjen e shtyllave sepse ishin në pronën e tij.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Preu me motorsharrë 6 shtylla druri të vendosura nga OSHEE, për të furnizuar me energji elektrike banorët e fshatit Borie -Lurë, arrestohet në flagrancë 57 vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte dëmtuar (prerë), disa shtylla druri të vendosura nga punonjës të OSHEE-së, për të furnizuar fshatin Borie-Lurë me energji elektrike, kanë organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Pas hetimeve ka rezultuar se autori i dyshuar është shtetasi D.K., 57 vjeç, banues në fshatin Borie-Lurë, i arrestuar në flagrancë, i cili ka prerë shtyllat me pretendimin se janë vendosur në tokën e tij.
Po në vijim të verifikimit të pronës ku ishin vendosur shtyllat ka rezultuar se është pronë shtet e njësisë Administrative Lurë, Bashkia Dibër
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprat penale "Shkatërrim prone me dashje", "Vetëgjyqësi".