AKTUALITET, 23 Dhjetor 2022, 09:53

Prrenjas/ Dyshohet se dhunoi dhe kërcënoi një person për 3 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari

Prrenjas/ Dyshohet se dhunoi dhe kërcënoi një person për 3

Një i ri është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe ka kanosur me armë zjarri një person për t’i dhënë shumën prej 3 mijë euro.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shuma” u vu në pranga, 26-vjeçari nga Prrenjasi ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar dje masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Në cilësinë e provës materiale, 26-vjeçarit iu sekuestruan automjeti që përdorte dhe 2 aparate celulare.

“Si rezultat i këtij operacioni, u kap dhe u ndalua shtetasi N. S., 26 vjeç, banues në Prrenjas, ndaj të cilit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.12.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

Nga provat e siguruara si rezultat i hetimit me metoda proaktive, ka rezultuar se shtetasi N. S. ka shtrënguar duke e dhunuar fizikisht, si dhe ka kanosur me armë zjarri, një shtetas, për dhënien e një shume parash prej 3000 eurosh”, sqaron policia.

Ndërkohë Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.