AKTUALITET, 5 Janar 2026, 12:26

“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra pas koke”, Lapaj flet nga spitali: Mjekët më kanë dhënë disa ditë pushim, por do të kthehem në shesh

“Policët tërhoqën plasmasin dhe ngrohësja më ra

Kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për Top Channel ka folur lidhur me incidentin që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

Lapaj shprehet se pa asnjë njoftim, efektivët e policisë i kanë hequr plasmasin, e për pasojë është rrëzuar një bombol gazi, e cila e ka goditur pas koke. Ai thotë se mjekët i kanë sugjeruar disa ditë pushim, por do të kthehet sërish në protestë.

Adriatik e ke kaluar natën në urgjencë, çfarë ndodhi?

Lapaj: Rreth orës 12:20 punonjës të policië janë paraqitur te vendi ku rrimë para Kryeministrisë.Është e dokumentuar dhe me video. Kanë tërhequr plasmasin dhe janë rrëzuar ngrohëset. Njëra prej tyre me ka goditur në pjesën e pasme të kokës. Erdhi ambulanca.

Të ra gjendje të fikti?

Lapaj: Ishte një moment që nuk po kuptoja çfarë po ndodhte. Po merrnin karrige e gjëra.

Çfarë thanë mjekët, si është gjendja?

Lapaj: Më futën në skaner, më bënë serume dhe disa ilaçe

Do të dalësh sot nga spitali?

Lapaj: Më kanë rekomanduar 4-5 ditë pushim dhe me ilaçe.

Do të qëndrosh në spital apo do largohesh?

Adriatik: Besoj do dal sot dhe do rikthehem në shesh. Unë e besoj këtë që po bëj. Është çështje e një shpqërie që duhet të kuptojë që ka pushtet mbi të zgjedhurin. Me popullin nuk tallen dot.

Si po përballësh me situatën e përplasjeve me policinë?

Lapaj: Sot më kanë bërë kallëzimin e tretë penal. Unë nuk do djeg e thyej zyrat e shtetit tim, por do rezistoj.