TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Nga SPAK, lideri demokrat Sali Berisha, u shpreh se në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka gjetur ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal, duke dëshmuar kundër kryeministrit Edi Rama.
Berisha përdori tone ironike dhe akuza të drejtpërdrejta, duke përmendur edhe burgun famëkeq Riker’s Island në SHBA, për të cilin tha se Rama po e “priste” aty, duke e krahasuar situatën me figura dhe ngjarje kriminale të njohura.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Natyrisht, këtu kryefjala, dhe unë e kuptoj dhe e lexoj në sytë tuaj, se e keni Ramaduron tani, atë po prisni ju tani se ç’do të them unë për Ramaduron.
Por unë do të them ato që ka Ramaduro vetë.
Më lejoni pak t’u informoj se çfarë ka thënë Ramaduro për veten e tij.
Në SPAK gjeta McGonigalin, i cili po dëshmonte kundër Edi Ramës dhe po e priste Edi Ramën në ishullin Riker, jo në Metropolitan.
Ishulli Riker është një ishull burg si muze, me të gjithë banditët e mëdhenj të historisë së SHBA.
I kanë aty edhe gurët e varrit se kanë hyrë dhe nuk kanë dalë më nga ishulli.