AKTUALITET, 5 Janar 2026, 08:58

Policia prishi pas mesnate çadrën e protestës, Adriatik Lapaj përfundon te Trauma pasi e goditi bombola e gazit (VIDEO)

Policia prishi pas mesnate çadrën e protestës, Adriatik Lapaj

Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në Facebook pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.

“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!

Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.

Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.

I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shkruan Lapaj.