TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Do na duhen dhe dy javë kohë që Kuvendi të nisë punimet dhe po ashtu dhe komisionet parlamentare. Data kur do të nisë sesioni i ri parlamentar është 19 janari. Sipas News 24 në dukje pritet të jetë ceremoniale nisja e seancave plenare, pasi opozita do të vijojë me aksionin e saj në Kuvend kundër maxhorancës. Pritet të jetë një sesion i ndezur sa i përket raporteve, dinamikave dhe debateve politike. Në sesionin e kaluar, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se grupi i tij parlamentar ndërpreu marrëdhëniet dhe bashkëpunimet për pjesëmarrje në dy komisione, atë të reformës territoriale dhe atë zgjedhore. Nga ana tjetër, maxhoranca i la kohë se do të priste deri në nisje të sesionit parlamentar, nëse ‘opozita do t’i kthehej rrugës ligjore’. Ndërkohë Balla paralajmëroi se nëse opozita nuk i kthehej punimeve në Kuvend, anëtarët e saj do të zëvendësoheshin.
Por një tjetër çështje e ngelur pezull nga sesioni i kaluar është dhe kërkesa e SPAK që kërkoi heqjen e imunitetit dhe më pas marrjen e lejes për arrestimin e Belinda Ballukut. Në mbledhjen e datës 19 dhjetor, ishte mbledhja e parë e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteti, dhe pas 5 orësh diskutime nuk pati një vendimmarrje. Aktualisht nuk ka një datë fikse se kur do të mblidhet Këshilli i Mandateve. PD nga ana e vetë ka bërë 3 kërkesa për mbledhjen e Këshillit të Rregullores, por asnjë prej tyre nuk u mblodh. Kujtojmë se më datën 22 janar do të nisë shqyrtimi në themel i çështjes së Ballukut nga Gjykata Kushtetuese.
Sakaq, 5 deputetë të PD-së kanë depozituar një tjetër kërkesë drejtuar Peleshit për t’u mbledhur nesër Këshillin e Mandateve për çështjen Balluku, ndërsa nuk ka ende asnjë përgjigje nga Kuvendi.