AKTUALITET, 5 Janar 2026, 10:28

Shtyrja e seancës për Veliajn, avokatët: Kryebashkiaku ishte në pritje që prej orës 07:00

Shtyrja e seancës për Veliajn, avokatët: Kryebashkiaku ishte

Zbulohet arsyeja e shtyrjes së seancës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Avokatët e Veliajt kanë thënë për Top Channel se kryebashkiaku ka qenë në pritje që prej orës 07:00 të furgonit për shoqërimin në Tiranë. Furgoni ka mbërritur rreth orës 09:00, në të njëjtën kohë që do të niste seanca.

Ndërsa bëhet me dije se në seancë nuk ishte paraqitur as avokati kryesisht i caktuar nga shteti për Veliajn.

Sipas mbrojtjes së tij, nuk dihet ende nëse vonesa ka qenë e qëllimshme apo neglizhencë. Në këto rrethana GJKKO është detyruar të shtyje seancën e sotme, ndërsa e radhës do të mbahet më 19 janar.

Veliaj kishte kërkuar të mbrohej vetë që në këtë mënyrë t’i mundësohej dhënia e dosjes, pas refuzimeve të vazhdueshme që ai të lexojë fashikujt.