AKTUALITET, 23 Korrik 2025, 13:34

Po zbriste nga shkëmbi me litar, por u rrëzua, humb jetën 23-vjeçarja holandeze tek “Gjiri i Filikurit”, plagoset edhe turistja franceze

Po zbriste nga shkëmbi me litar, por u rrëzua, humb jetën

Një turiste 23-vjeçare nga Holanda ka humbur jetën në Himarë pasi u rrëzua teksa po zbriste me litar nga shkëmbi tek vendi i quajtur “Gjiri i Filikur”.

23-vjeçares me iniciale M. B.,  iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, 18-vjeçarja franceze me iniciale J. L.,  e cila ndodhej në afërsi.

"Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes"- tha policia.