AKTUALITET, 2 Nëntor 2022, 20:04

Po udhëtonte me biçikletë, 78-vjeçari gjendet i pajetë në mes të rrugës! Ja çfarë thotë policia

Po udhëtonte me biçikletë, 78-vjeçari gjendet i

Një 78-vjeçar është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Poshnje-Kutalli në afërsi të vendit të quajtur “Qafa e Sqepurit” në Dimal.

Sipas policisë, 78-vjeçari është identifikuar me iniciale V.L. Ai ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Ai është gjetur nga bashkëshortja e tij në anë të rrugës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2022, rreth orës 19:00, në aksin rrugor Poshnje-Kutalli,  në vendin e quajtur “Qafa e Sqepurit”, në anë të rrugës, është gjetur nga bashkëshortja, pa shenja jete dhe nga këqyrja paraprake pa shenja dhune, shtetasi V.L., 78 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal.

Nga të dhëna e para dyshohet se 78- vjeçari ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, pasi vuante nga probleme shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.