TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genc Sejko, deklaroi sot presionet e larta të inflacionit janë në rritje dhe se inflacioni do të vijojë të rritet edhe gjatë tremujorit të katërt të këtij viti.
Në një konferencë për mediet Sejko bëri me dije se Banka e Shqipërisë ka vendosur normalizimin e politikave monetare.
"Banka e Shqipërisë do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit të brendshëm financiar. Inflacioni i çmimeve të konsumit, sidomos në produktet e shportës përgjatë tremujorit të fundit duke kapur shifrën 7.9% të tremujorit. Në këndvështrimin e shportës së konsumit, rritje e çmimit të ushqimeve, naftës dhe transportin. prodhuan 85% të inflacionit. Rritja e çmimeve ka filluyar të jetë në pjesën më të madhe të artikujve.
Edhe përballë këtyre goditjeve, ekonomia shqiptare ka filluar të rritet. Sipas INSTAT, u rrit me 2.2% në tremujorin e dytë. U mbështet nga zgjerimi i konsumit privat. Kjo ecuri u pasqyrua në sektorin e punësimit.
Efektet negative shfaqet në formën e pasigurisë së bizneseve, shtrenjtimit të faturës së importit. Projeksionet tona për dy vitet e ardhshme, sugjerojnë se ekonomia shqiptare do fillojë të rritet. Inflacioni pritet të mbetet i lartë në tremujorin e katërt të këtij viti. Në 2024-ën,. do fillojë të futet në normat normale", tha Sejko.
Për pasojë Sejko njoftoi rritjen e normës së interesit me 0.5%.
Guvernatori i Bankës tha se projeksionet e BSH për të ardhmen rrethohen nga pasiguri të shumta siç është inflacioni i lartë.