AKTUALITET, 2 Nëntor 2022, 18:23

Përplas për vdekje këmbësorin në Fier, largohet nga vendngjarja drejtuesi i mjetit

Përplas për vdekje këmbësorin në Fier, largohet nga

Një makinë ka përplasur për vdekje një person në fshatin Ferras, në rrugën dytësore Levan-Vlorë.

Viktima është gjetur i pajetë në cep të rrugës nga banorët e zonës.

Autori pasi e ka përplasur është larguar menjëherë nga vendngjarja. Mësohet se personi ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

Viktima është një i moshuar 70 vjeç.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, në fshatin Ferras, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasin Y. T., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka qënë duke lëvizur me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi Y. T. ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.