TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet se forca e tij politike është e angazhuar për t’i dhënë fund sundimit të regjimit të kryeministrit Edi Rama.
Meta ka publikuar në Facebook, mesazhin që ai dha gjatë Komitetit Drejtues Kombëtar të PL-së, ku u zgjodhën dhe strukturat e reja të forcës politike.
Ish-Presidenti thotë se Partia e Lirisë do të garantojë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve, duke kthyer besimin në vend.
Postimi i Ilir Metës:
Ne do t’i japim fund sundimit të regjimit dhe do të vendosim sundimin e ligjit njëherë e përgjithmonë, në mënyrë që të rikthejmë besimin dhe të garantojmë që Shqipëria t’u përkasë të rinjve.