AKTUALITET, 2 Nëntor 2022, 17:16

Ekskursioni për pak iu kthehet në tragjedi, familja shqiptare shpëton për mrekulli pasi u sulmuan nga një tufë lopësh

Ekskursioni për pak iu kthehet në tragjedi, familja shqiptare

Një familjeje shqiptare e cila kishte shkuar për ekskursion një Venecia i ka ndodhur një surprizë e hidhur.

Babai nëna dhe tre fëmijët e mitur ndërsa po ecnin në rrugë janë rrethuar nga një tufë lopësh, të cilat i kanë sulmuar.

Burri arriti të shpëtonte duke u futur në një gropë karstike, së bashku me gruan dhe tre fëmijët e mitur.

“Më rrethuan, më shtynë me brirë duke më hedhur në tokë dhe duke më shkelmuar”, tha shqiptari i cili kishte disa të nxira.

Kryefamiljari është transportuar në spital me disa plagë, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij ndodhen në gjendje shoku, por nuk janë lënduar.