TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka denoncuar situatën në policinë e shtetit, duke deklaruar se 2500 efektivë kanë dhënë dorëheqjen gjatë muajve të fundit.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Balliu tha se kjo shihet qartë tek rendi dhe siguria në vendin tonë, duke sjellë në vëmendje vrasjet që kanë tronditur Tiranën së fundmi.
Sipas Balliut, të gjithë këta efektivë që janë larguar, po zëvendësohen me militant e patronazhistë të cilët janë të lidhur me bandat e krimit.
Deklarata e Klevis Balliut
Marrëveshja kriminale e Edi Ramës me krimin e organizuar për interesa elektorale dhe monetare, ka cënuar sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.
Në pak ditë një nga zonat më të populluara në Tiranë, kanë ndodhur dy vrasje, duke vënë në rrezik jetën e familjareve të asaj zone.
Dje në Lushnje bandat kriminale kërcënuan me tritol, dhe vetëm pak minuta më pas një tjetër shpërthim me tritol ndodhi në zonën e Fushë Krujës. Si gjithmonë nuk ka autorë ose ata largohen në drejtim të paditur.
Ndërkaq Policia e Shtetit është në një situatë dramatike dhe në pamundësi totale për t’u përballur me bandat dhe krimin.
Raportet mediatike dhe burimet zyrtare tregojnë se 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen, pasi kushtet në punë janë mjerane.
Ndërkohë këta efektivë policie të ndershëm po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militant dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.
Në çdo përplasje të bandave dalin efektive policie të implikuar, ata nuk përfaqësojnë Policine e Shtetit por ata përfaqësojnë policine e pushtetit.
Kjo situatë alarmante për sigurinë e jetës së qytetarëve na thërret të gjithëv të reagojmë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të ndershëm të vendin tonë.
Me një qeveri që sulmon shetin ligjor dhe Policinë e Shtetit, për ta zëvendësuar me policinë e pushtetit, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrezik.
Mblidhuni më 12 nëntor për të protestuar për sigurinë e cënuar, policinë e kthyer në ankes të kuzhinës politike, dhe barrë të tjera në shpinën tuaj, dhuratë e një qeverie që ka kryeministër, por nuk ka krye.