AKTUALITET, 29 Gusht 2025, 18:29

Kuvendi mbyll shqyrtimin e pozicioneve negociuese për 6 grupkapitujt, Spiropali: Presim dy konferencat ndërqeveritare BE-Shqipëri

Kuvendi mbyll shqyrtimin e pozicioneve negociuese për 6 grupkapitujt,

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njofton se Kuvendi përfundoi shqyrtimin e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se “Me mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Europiane, Kuvendi shqyrtoi draftpozicionin negociues për Grupkapitullin V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”.

“Me këtë mbledhje përfunduam shqyrtimin  e pozicioneve negociuese për gjashtë grupkapitujt:

III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”,

IV “Agjenda e gjelbër dhe ndërlidhja e qëndrueshme”,

V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”,

VI “Marrëdhëniet me jashtë”, të cilat i janë paraqitur për miratim Këshillit të Ministrave.

Presim shumë shpejt mbajtjen e dy konferencave ndërqeveritare BE-Shqipëri, të cilat, me hapjen e negociatave për grupkapitujt IV dhe V, do të shënojnë hapjen e negociatave për të gjithë grupkapitujt.

Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është kryefjala e Legjislaturës XI dhe e Kuvendit të ri.”, shprehet kryetarja e Kuvendit.