AKTUALITET, 29 Gusht 2025, 20:00

40.8 mld lekë kredi për shtëpi, vendosja e tavanëve nxiti qytetarët të merrnin më shumë hua në qershor

40.8 mld lekë kredi për shtëpi, vendosja e tavanëve nxiti

Kredia për shtëpi e dhënë nga sektori bankar ka arritur vlerat më të larta të viteve të fundit.

Të dhënat e Bankës Së Shqipërisë për 7 mujorin 2025 e rendit këtë tregues në 40.8 miliardë lekë, vlera më e lartë e arritur në 3 vitet e fundit për këtë periudhë. Ndërsa  në 7 mujorin 2023 kjo vlerë ishte pothuajse dyfish më e vogël.

Kredia në lekë në 7 muaj mban edhe vlerat më të larta në 29.2 miliardë lekë teksa qytetarët morën hua më shumë në muajin qershor. Ndërsa në euro ndonëse qëndron në 11.6 miliardë lekë deri në korrik, ka patur luhatje të kredive për shtëpi në këtë monedhë. Qytetarët u përqendruan më shumë në muajt prill maj qershor ku dhe rënia ishte e ndjeshme e monedhës evropianë në tregun valutor.

Por ndalur sipas muajve në ecurinë 7 mujore, vërehet se dhënia e kredive në korrik pas hyrjes së masave kufizuese ka rënë ndjeshëm si në lekë edhe në euro duke prekur vlerën më të ulët të vitit 2025 në 4.6 miliardë lekë.

Kjo si pasojë e vendosjes së masave kufizuese nga ana e Bankës Qendrore, të cilat kanë ndikuar edhe në refuzimin e kredive për qytetarët.

Për shkak të rritjes së kredive ndjeshëm, Banka e Shqipërisë duke filluar nga 1 korrik vendosi masa kufizuese. Për të gjithë qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë nuk mund të marrin më shumë kredi sesa 85% e vlerës së banesës. Ndërsa në sa 75% e vlerës totale.

/Tch/