AKTUALITET, 15 Qershor 2022, 15:11

Po dilte nga Shqipëria me kanabis në valixhe, në telashe 30-vjeçarja nga Shkupi

Po dilte nga Shqipëria me kanabis në valixhe, në telashe

Një 30-vjeçare nga Shkupi do të hetohet nga Prokuroria shqiptare për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia bën me dije se kanë referuar materialet e procedimit penal për shtetasen M. K., 30 vjeçe, banuese në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Kjo pasi në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bagazhet e kësaj shtetaseje, iu gjetën e iu sekuestruan disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.