AKTUALITET, 15 Qershor 2022, 14:57

Merret në mbrojtje oficeri i Policisë, Nuredin Dumani kishte marrë porosi ta vriste

Merret në mbrojtje oficeri i Policisë, Nuredin Dumani kishte

Një oficer është marrë në mbrojtje nga policia, pasi dyshohet se ishte shënjestra e radhës e Nuredin Dumanit për t’u eliminuar.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.G., fotoja e të cilit u gjet ne celularin e Nuredin Dumanit.

Dumani, tashmë i pandehur i drejtësisë, kishte marrë porosi ta vriste policin.

Lala raporton se polici me inicialet K.G., ka qenë më herët me detyrë oficer në Elbasan dhe ka hetuar disa nga ngjarjet kriminale atje, përfshirë dhe ngjarjet ku dyshohet se urdhërues i krimeve është Erjon Alibej.