AKTUALITET, 25 Gusht 2024, 19:00

“Plehrat mbysin Tiranën!” Xhixho: Nuk menaxhojmë tonat, por duam të importojmë, vendi do të kthehet në kosh të Evropës

“Plehrat mbysin Tiranën!” Xhixho: Nuk menaxhojmë tonat,

Nën presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan në Facebook se Tirana është duke u mbytur me plehra, teksa postimin e shoqëron me një video.

Ajo shton se kjo është Tirana dhe jo ajo që shkëlqen në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe se qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston.

Postimi i plotë:

Plehrat mbysin Tiranën! Kjo është gjendja në të gjitha lagjet e kryeqytetit. Është e pamundur të kalosh në zonat ku koshat janë tejmbushur e mbeturinat kanë zbritur në rrugë, duke ndotur tokën, ajrin dhe duke u kthyer në rrezik real për shëndetin e qytetarëve. Kjo është Tirana dhe jo ajo që shkëlqen në rrjetet sociale të kryebashkiakut Erion Veliaj! Qytetarët e Tiranës paguajnë çdo ditë 80 mijë euro për inceneratorin që nuk ekziston, ndërsa qytetin e mbulojnë mbeturinat.

Tirana nuk menaxhon dot mbetjet e veta, Shqipëria nuk menaxhon dot mbetjet e veta dhe jo më të ketë ligj për importin e mbetjeve të botës. Rrugët e mbushura me plehra në mes të kryeqytetit dhe reja toksike e tymit të mbeturinave që digjeshin para pak javësh në Vlorë janë prova më e qartë se me menaxhimin e mbetjeve kemi dështuar. Duhet ta ndalim këtë përpjekje kriminale që do ta bëjë këtë vend të pajetueshëm duke e shndërruar në landfill gjigant të mbetjeve të gjithë kontinentit.

“Plehrat mbysin Tiranën!” Xhixho: Nuk menaxhojmë tonat,