TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në festën e Halloween në Seul, në Korenë e Jugut, ku mbetën më shumë se 150 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur nga shtypja.
‘Një tragjedi e vërtetë në festën e Halloëeen në Seul! Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë, si dhe autoriteteve të vendit dhe lutem për shërimin e plotë të të plagosurve!’, shkruan Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Një tragjedi e vërtetë në festën e Halloween në Seul!
Mbi 150 persona kanë vdekur dhe mbi 80 janë plagosur në një shtypje masive të masës së madhe të njerëzve që po festonin Halloween-in në Seul në Korenë e Jugut.
Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë, si dhe autoriteteve të vendit dhe lutem për shërimin e plotë të të plagosurve!