TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 59-vjeçar pasi dyshohet se ka përdhunuar një të re.
Njoftimi i policisë
Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin në kërkim N. (E). C., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit publik”.
Po kështu nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u arrestua shtetasi M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur në një market;
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.