TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre persona, anëtarë të së njëjtës familje kanë mbetur të plagosur pas një sherri në një lokal në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku autori i dyshuar Elton Mërgjyshi, 40 vjeç, ka goditur me thikë shtetasit Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e tij, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.
Sipas burimeve, autori është konfliktuar fillimisht verbalisht me tre personat, më pas është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë disa herë.
Tre të plagosurit janë dërguar në spital, ku 64-vjeçari ndodhet në rrezik për jetën pasi ka një plagë pranë zemrës. Nuk dihen ende motivet e krimit të trefishtë, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit.