AKTUALITET, 3 Prill 2023, 19:36

"Jetofsh gjatë dashnia ime!", babai në Hagë, prek vajza e Jakup Krasniqit: Dalshi faqebardhë çlirimtarë e bashkë me ju dhe UÇK!

"Jetofsh gjatë dashnia ime!", babai në Hagë, prek vajza

Të hënën ka nisur gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në mesin e tyre edhe ndaj Jakup Krasniqit.

Gresa Jakupi ia ka kushtuar disa rreshta babait të saj.

“Të adhuroj buzëqeshjen dhe kravatën me shqiponja që me aq krenari i mban gjithmonë. Jetofsh gjatë, dashnia ime! Dalshi faqebardhë Çlirimtarë e bashkë me ju faqebardhë daltë dhe lufta e lavdishme e UÇK-së”, ka shkruar ajo në një shkrim në  Facebook.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre bashkëpunëtorë të tij të kohës së luftës, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, dalin më 3 prill para Gjykatës Speciale në Hagë, për t’u gjykuar për akuzat që i lidhin me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata dyshohen për vrasje të serbëve, romëve dhe kundërshtarëve të tjerë në luftën e viteve 1998/99 në Kosovë.