AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 13:29

Bordi i Paqes, Berishës s'i del e 'keqja': Rama i mori në koridore mesazhet e SHBA. Shqipëria s'kishte me kë të përfaqësohej, Harami është skllav

Bordi i Paqes, Berishës s'i del e 'keqja': Rama i mori

Lideri i opozitës, Sali Berisha komentoi edhe vizitën e kryeministrit Rama në SHBA, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, nismë e Presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas Berishës, Shqipëria si vend anëtar, nuk kishte me kë të përfaqësohej: “Siç e panë të gjithë shqiptarët. E panë. Kaq mund të them. Nuk kishte. Atë mund të them.

Ishte takim ndërkombëtar i Bordit të Paqes, Shqipëria në hallin e saj të madh nuk kishte me kë të përfaqësohej, pasi Harami është skllav i Edi Ramës, shkoi Edi Rama dhe ju e patë vetë. Domethënë i keni vetë parasysh njoftimet që kishte bërë përpara, kështu e ashtu, e patë vetë”.

Megjithatë, Sali Berisha deklaroi se Rama i mori mesazhet në korridoret e Bordit të Paqes, ndërsa nuk la ma ironizuar edhe delegacionin, që sipas tij ishte vetëm një, Ervin Demo.

“Edi Rama edhe atje ku ishte, mendoni ju se nuk mori mesazhe?! Absolutisht. Në korridore i ka marrë të gjitha mesazhet. Me dëshmitar Ervin Demon, kuptojeni vetë ju. Ervin Demo dëshmitari. Asnjë tjetër. Delegacioni përbëhej nga Edi Rama dhe Ervin Demo, pse-në hetojeni”, tha Berisha.