AKTUALITET, 28 Janar 2026, 12:50

Plagosi vajzën e tij, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Autori iku duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi. Ishte e planifikuar, ndodhi për 1 minutë

Plagosi vajzën e tij, dëshmitari rrëfen ngjarjen: Autori iku duke

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje me plagosjen e 26-vjeçares Xhensila Ndoj, nga babai i saj Mikel Ndoj, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Durrës.

Në News24, ishte një koleg i vajzës, i cili tregoi se gjithçka ishte e planifikuar. Ai tha se Mikel Ndoj kishte fshirë dhe njollat e gjakut nga biçaku dhe më pas ishte larguar.

“Ai iku që aty duke pastruar biçakun, me një qetësi vrasësi, me hapa të ngadaltë. ..as shpejtë, as i traumatizuar. Iku andej nga u fsheh. Nuk vura re asnjë traumë. E gjithë ngjarja ndodhi për 1 minutë.

U zunë, u kapën, i goditi dhe ai më pas u largua. Presioni i vazhdueshëm që ai ushtronte, vinte e takonte….i thoshte vajzës; është e imja. Një herë tjetër që kaloi te zyra, indiferenca e gocës ishte evidente. Ajo ishte situatë që është akumuluar. Është problem familjar i ndërthurur ndër vite.

Ai ishte pa shtëpi dhe katandi dhe kjo pesha psikologjike që ka pasur, do e ketë çuar te kjo gjë. Ai nuk ka ditur që të komunikojë me vajzën e saj. Kjo ishte dinamika. Ne dëshmuam çdo gjë në polici. Ngjarja ishte e planifikuar, pasi ai erdhi te zyra dhe i nxori direkt biçakun.”, tha dëshmitari.