AKTUALITET, 28 Janar 2026, 12:28

Masat/ Shoqërimi i të miturit në protestën e opozitës, AMP nis hetimet, pritet të merren në pyetje efektivët e policisë

Masat/ Shoqërimi i të miturit në protestën e opozitës,

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14 vjeçarit në komisariat pas protestës së opozitës më 24 janar para Kryeministrisë dhe Parlamentit.

AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit.

Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do kqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat.

Sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, mundet që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet kryesisht.