AKTUALITET, 26 Janar 2026, 15:34

Plagosi të bijën me thikë, arrestohet pas disa orësh autori në Durrës

Plagosi të bijën me thikë, arrestohet pas disa orësh autori

Është arrestuar pas disa orësh arrati babai i 24-vjeçares në Durrës, i cili e plagosi këtë të fundit me thikë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit, ku babai, pasi plagosi të bijën me thikë, plagosi edhe një kalimtar i cili ndërhyri për ta shpëtuar.

Dy të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.