AKTUALITET, 26 Janar 2026, 13:03

Banorët e Luzit hidhen në protestë, Aulon Kalaja: Unaza e Fushë-Krujës është skandal dhe rrezikon fëmijët, të shtrohet rruga!

Banorët e Luzit hidhen në protestë, Aulon Kalaja: Unaza e

Banorët e fshatit Luz, së bashku me disa biznese të zonës, kanë protestuar sërish sot për të kërkuar rikonstruksionin e rrugës që kalon përmes fshatit te tyre dhe e lidh atë me autostradën Tiranë–Fushë Krujë–Milot.  Ky segment rrugor është pjesë e Unazës së Madhe të qytetit të Fushë-Krujës dhe prej vitesh ndodhet në gjendje të degraduar, me gropa të shumta…

Sipas tyre, rruga përdoret nga mjetet e tonazhit te rënde, te fabrikës së çimentos, guroreve dhe aktiviteteve të tjera industriale, qe kane shkuar dëmtime të shumta.

Ata kanë paraqitur ankesa të vazhdueshme pranë Bashkisë se Krujës dhe u është premtuar se rruga do të rikonstruktohej tetorin e vitit që lamë pas por kjo s’ka ndodhur.

Protestuesit kërkojnë rikonstruksionin e plotë të rrugës, ndërtimin e trotuareve dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore dhe ndriçimin. Një tjetër kërkesë është kufizimi i qarkullimit për kamionët gjatë paradites, pasi rrezikojnë jetën e 150 nxënësve të shkollës, “Gjon Luka” që ndodhet në anë të rrugës.

Në mbështetje të protestës ishte edh eish-kandidati për deputet i opozitës, Aulon Kalaja, i cili u shpreh se kërkesa e banorëve nuk ka karakter partiak, por lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe jetesën e komunitetit.

“Protesta e tyre është drejtë. Rruga është në gjendje lufte. Në trotuare mund të thyesh qafën nga lluci. Bizneset e kësaj rruge në faliment, se të gjithë e shmangin rrugën. Banorët që kanë shtëpitë aty përveçse i janë dëmtuar fasadat nga balta, por jetojnë në ndotje masive. Mjetet e vogla përfundojnë në servise në mënyrë sistematike. Makinat e tonazhit të rëndë po ashtu. Këta të fundit po përdorin rrugën e Fushë Keujës për kalim, natën.

Nuk bëhet fjalë për rrugë fshati, por për unazën e Fushë-Krujës dhe rrugën ku kalojnë kamionat e fabrikave të çimentos dhe jo vetëm. Rreth 100 mijë banorë janë konsumatorë të këtij segmenti.

Banorët duan zgjidhje. Kujdes, jo me çakull, por me asfalt në përputhje me punimet që bëhen në vendet e Bashkimit Europian”- u shpreh Kalaja.