AKTUALITET, 26 Janar 2026, 12:16

Janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre, GJKKO verifikon masat e sigurisë për dy efektivët dhe shefin e policisë Orikum

Janë nën akuzë nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim

Daniel Liskendaj dhe Afrim Ferraj do të vijojnë të mbeten në arrest shtëpie, ndërsa për Artur Jancaj është ndryshuar masa, duke e lënë në detyrim paraqitje.

Njoftimi i GJKKO:

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 24.01.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Kërkesë për marrje në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, vendosur për shtetasit nën hetim: Daniel Likskëndaj, Afrim Ferraj dhe Artur Jançaj”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Irena Gjoka, bazuar në nenet 228, 229, 230, 234, 237, 248, 249 dhe 466 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 5, datë 26.01.2026, vendosi:

1.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.2, datë 23.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Daniel LIKSKËNDAJ, i biri i M. dhe E. i datëlindjes ****, lindur dhe banues në ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.

1.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Daniel LIKSKËNDAJ, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ****, në adresën: ****.

2.Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.2, datë 23.01.2026 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të hetuarit Afrim FERRAJ, i biri A. dhe i B., i datëlindjes ****, lindur e banues në ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.

2.1.Urdhërohet shtetasi nën hetim Afrim FERRAJ, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në ****, në adresën: ****. 3.Ndryshimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues , nga ajo e “arresti në shtëpi” në “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.2, datë 23.01.2026 Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj shtetasit nën hetim Artur JANÇAJ, i biri N. dhe i D., i datëlindjes ****, lindur në **** dhe banues në ****, I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3.1. Urdhërohet shtetasi nën hetim Artur JANÇAJ, të paraqitet të Hënën e parë të çdo muaji, ora 11:00 (duke filluar nga e hëna e parë e muajit Shkurt 2026) para oficerit të policisë gjyqësore L.G, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 4.Për ekzekutimin e ketij vendimi, ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurori Elvin GOKAJ. 5. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi.