AKTUALITET, 26 Janar 2026, 14:35

Veliaj kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit me burg’, Gjykata Kushtetuese kalon në seancë çështjen e kryebashkiakut

Veliaj kërkoi shfuqizimin e ‘arrestit me burg’, Gjykata

Pas kërkesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për shfuqizimin e masës ‘arrest me burg’, Gjykata Kushtetuese vendosi që të kalojë për shqyrtim çështjen.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e kësaj çështjeje në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.

Veliaj ndodhet që prej 10 shkurtit të vitit të kaluar në burg, ndërkohë që ishte Kushtetuesja që e riktheu atë në detyrë.